Disa persona u rrahën në një diskotekë në Pejë, dyshohet se u përfshi edhe një këngëtar

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është raportuar se disa persona janë rrahur në një diskotekë në Pejë. Lidhur me rastin në fjalë deri më tani nuk është arrestuar as një person deri më tani. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Lajmi.net se janë në pritje për gjetje…

Lajme

01/08/2024 17:03

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është raportuar se disa persona janë rrahur në një diskotekë në Pejë.

Lidhur me rastin në fjalë deri më tani nuk është arrestuar as një person deri më tani.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Lajmi.net se janë në pritje për gjetje dhe grumbullim të provave, në mënyrë që të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore.

Ai tha se dyshohet që në këtë rast, i përfshirë ishte edhe një këngëtar.

“Është iniciuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi të marrë të gjeturat e policisë, do veproj komform dispozitave ligjore”, konfirmoi Nikçi për Lajmi.net

Ndërkaq Lajmi.net ka kontaktuar edhe  zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili konfirmoi se hetuesit policorë po punojnë në identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast. Teksa bëri të ditur se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi.

Zëddhënësi Gashi po ashtu I tha Lajmi.net se kanë qenë qenë 7-8 persona të përfshirë në rrahje

“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi./Lajmi.net/