“Disa opozitarë të obsesionuar me raportet e mia me Vuçiqin”

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq i cili nga shumë në Serbi shihet si opozitar i preferuar i kryeministrit Aleksandar Vuçiq thotë se në mendjet e disa njerëzve nga opozita është i pranishëm obsesioni për marrëdhëniet mes tyre.

Lajme

02/01/2017 11:53

“Nuk do të kisha asgjë kundër të jem opozitari i preferuar i Vuçiqit, por nëse shprehja e statusit tim është që të ruhem sot nga dhjetë policë, atëherë kjo nuk është shprehje e dashurisë së Vuçiqit për mua, por të obligimeve të tij si kryeministër për një njeri i cili është në rrezik”, ka shtuar ai, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.