Disa nga vitaminat më të mira për femrat
Për të qëndruar të shëndetshëm, trupi ynë ka nevojë të merr shumë gjëra që na shpiejnë drejtë këtij ‘suksesi’.

Lifestyle
Uji, ajri dhe energjia nga ushqimet, janë disa nga gjërat që trupi ynë duhet t’i marrë patjetër, pasi pa to nuk do kishte jetë.
Mirëpo, janë edhe disa gjëra tjera që janë shumë të rëndësishme për trupin dhe shëndetin tonë si vitaminat dhe mineralet.
Gjatë listës së mëposhtme do të gjeni disa nga vitaminat të cilat janë shumë të shëndetshme për femrat.
Vitamina C
Kjo vitaminë është një antioksidant tejet i fuqishëm dhe është gjetur në shumë substanca.
Frutat dhe perimet përmbajnë një sasi të madhe të kësaj vitamine.
Portokalli është njëri nga burimet më të mira të vitaminës në fjalë. Ajo ndihmon në forcimin e sistemit imun dhe largon rrezikun për të fituar infeksione të ndryshme.
Vitamina D
Kjo vitaminë është esenciale që të kemi eshtra të forta dhe dhëmbë të forta.
Ajo sintentizohet kur trupi është në diell, por gjithashtu mund të mirret dhe nga disa ushqime.
Femrat duhet të sigurohen se kanë mjaftueshëm Vitaminë D, pasi mund të pësojnë rrënie të dendësisë në eshtra e cila shpesh më vonë gjatë jetës paraqitet si rezultat i menopauzës.
Kalciumi
Eshtë një tjetër substancë e cila përfshihet në fuqi dhe një strukturë të mirë të eshtrave.
Edhe pse nuk është një vitaminë, duhet të jetë prezente patjetër te trupi jonë nëse dëshirojmë që ai të funksionojë mirë.
Kalciumi gjindet më shumë në produkte që i konsumojmë shumë si qumështi apo djathi.
Marrja e kësaj substance është shumë e rëndësishme pasi largon mundësinë që të keni osteoporozë, e cila paraqitet më shumë te femrat sesa te meshkujt.
Vitamina A
Femrat të cilat janë shtatëzëna duhet t’i largohen ushqimeve që kanë këtë vitaminë, pasi mund të ketë efekte negavite te foshnja e cila është në barkë.
Sidoqoftë, Vitamina A luan rol të rëndësishëm në trupin tonë.
Ajo na duhet për të bërë disa veprime kimike në sy për të dalluar dritën.
Pra, nëse kemi një numër të madh të Vitaminës A atëherë ne do të kemi një vision më të mirë. Ajo gjithashtu ka disa efekte të mira edhe në sistemin imun.
Hekuri
Një tjetër mineral i cili duhet të konsumohet gjatë ditës më shumë nga femrat sesa nga meshkujt.
Hekuri përdoret në produktet e qelizave të kuqe të gjakut, pasi është pjesë esenciale e proteinës hemoglobin, e cila bartë oksigjenin rreth trupit.
Femrave i duhet më shumë hekuri për shkak të humbjes të gjakut gjatë cikleve menstruale. Hekuri mund të merret në disa ushqime, mirëpo mëlçia dhe mishi i kuq janë burimet më të mira të këtij produkti.