Disa mënyra për t’i përgatitur fëmijët tuaj për vitin e ri shkollor

22:42 | 22 Gusht 2014

Përgatitja për shkollë

Shtatori sjellë një fillim të freskët me fillimin e vitit të ri shkollor. Nëse fëmija juaj do të shkojë për herë të parë në shkollë apo do të kthehet në shkollë pas një pushimi veror, janë disa mënyra për tu përgatitur sa më mirë për të. Këtu janë disa nga ato.

Ri-rregulloni kohët e gjumit
Me ditë të gjata dhe netë të shkurtra, kohët e shkuarjes në shtrat gjatë këtij pushimi janë përzier pak a shumë. Mënyra më e mirë për tu kthyer në rutinën tuaj të rregullt është të përgatitesh një javë më herët për fillimin e shkollës. Çdo natë dërgoni fëmijët tuaj 10 minuta më herët derisa të kthehen në mënyrën e rregullt të tyre.

Takoni ata me shokët e klasës
Caktoni disa aktivitete argëtuese për fëmijët tuaj dhe argëtohuni së bashku me ta duke i ftuar edhe shokët e tyre të klasës. Kjo do t’ju ndihmojë atyre të re-stabilizohen në lidhjet me ta dhe ta rrisin bindjen e tyre sociale përpara se të kthehen përsëri në klasë, transmeton Lajmi.net.

Planifiko aktivitetet që i bëjnë pas shkollës
Nuk është fjala vetëm për atë që e bëjnë në klasë. Inkurajoni fëmijët tuaj që t’i bëjnë aktivitetet e tyre të preferuara, të luajnë futboll, të vallëzojnë apo të pikturojnë. Por provoni që t’i kufizoni aktivitetet në vetëm dy ose një, kështu që ata nuk do të ndjehen të ngarkuar.

Fikeni televizionin
Sigurohuni që t’i inspironi në kreativitetet e tyre dhe në jetesën e shëndetshme në shtëpi. Në vend se të shikojnë TV, të luajnë lojëra elektronike, luani lojëra tjera me ta, si për shembull me letra apo projekte arti. Do të jetë më e mirë që t’i përgatisni ata për ambientin e klasës në shkollë.

Caktoni gjëra që duhet të bëni dhe argëtohuni
Bisedoni me fëmijun tuaj për gjërat që ka nevojë apo dëshiron për vitin e ri shkollor dhe bëni një listë për këtë. Një ditë, mund të dilni së bashku me të dhe t’i blini gjërat për shkollë dhe ndonjë rrobë të re. Vendosni ato që duhet t’i bëni në një kalendar dhe bëni që fëmija juaj të ndjehet i lumtur pas çdo detyre të kompletuar, transmeton Lajmi.net.

Vizitoni shkollën edhe para fillimit të vitit shkollor
Është një mundësi e mirë që ta njoftoni fëmijun tuaj me ambientin e ri. Nëse është e mundur, takoni atë me mësuesin e tij, gjejeni klasën dhe përgjigjuni çfarëdo pyetje që ai ju bën në lidhje me të, në mënyrë që të ndjehet më rehat dhe më i gatshëm për t’ja filluar shkollës.