Disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë gjatë ditës së hënë

Të hënën tri lagje të Prishtinës, ‘Bregu i Diellit’, ‘Aktash1 dhe 2’, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, nga ora 10:00-15:00.

Lajme

18/04/2015 18:00

Kjo pashkak të disa punimeve te që do të bëhen, njofton Kompania e Ujësjellësit Rajonal  ‘Prishtina’.

“KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e Zonës Qendër të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda për brenda lagjeve të  lartcekura se të hënën, më 20 prill 2015, duke filluar nga ora 10:00-15:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm”.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht, vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në lagjet e lartcekura”.

“Punimet teknike të fazës së dytë të investimeve janë duke u zhvilluar me shpejtësi dhe janë pothuajse në përfundim, sidomos në lagjen “Aktash” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.