Disa klube të mëdha evropiane të interesuara për Casemiron

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka rënë në radarin e disa prej klubeve më të mëdhe evropiane.

Sport

10/05/2022 17:34

Lojari ka qenë krucial në skemat e trajnerit italian, Carlo Ancelotti dhe kjo, siç duket, e ka bërë 30-vjeçarin një “objekt peshkimi” për shumë gjigandë të futbollit.

Sipas asaj që bën të ditur La Serr, braziliani ka rënë në radarin e Paris Saint German, Juventus dhe të një klubi “të madh” nga Premier League, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2025 me “Los Blancos” dhe, të paktën tani për tani, nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Gjithsesi, kjo situatë mund të ndryshojë, me të tria këto skuadra që janë të gatshme të japin shifra marramendëse për lojtarin.

Vlera e Casemiros në treg, sipas Transfermarkt, sillet diku rreth 50 milionë euro, por kjo nuk nënkupton se Real Madridi mund ta lërë të lirë lojtarin për atë shifër. /Lajmi.net/