Disa ide romantike për çiftet si ta kalojnë Vitin e Ri

Nata e Vitit të Ri është një natë aq shumë e pritur dhe gjithashtu një natë festive. Për çiftet, ajo mund të jetë një kujtesë e mrekullueshme e një viti tjetër së bashku dhe shpresa e më shumë viteve ne të ardhmen, në krahë të njëri-tjetrit.

Lifestyle

24/12/2014 17:55

1. Kaloni një mbrëmje komode së bashku në shtëpi

Ju mund të mendoni se kjo ide është e vjetër dhe e mërzitshme, por mendohuni dhe njëherë. Nëse partneri juaj do thjeshtë që të jetë pranë jush për Vitin e Ri, atëherë pse jo? Fikni telefonat dhe shmangni festat e zhurmshme. Në vend qe të dilni dhe të ‘harboheni’ më miqtë, përqendrohuni tek njëri-tjetri dhe kushtojani këtë event dashurisë tuaj. 

2. Largohuni nga qyteti juaj

Është kënaqësi për të festuar me miqtë tuaj, por ndonjëherë një ikje romantike në një vend të botes me klimë të ngrohtë është një mënyrë shumë interesante për të filluar vitin. Nëse për momentin keni një buxhet të shtrënguar, një udhëtim i shkurtër në qytetin më të afërt mund të jetë një alternativë shumë e mire.

3. Digjni të gjitha ‘argumentet’ tuaja

Pak minuta para mesnate, të dy partneret mund të shkruajnë ankesat e tyre më të mëdha kundrejt njëri-tjetrit. Ju nuk duhet të shihni çfarë partneri ka shkruar, thjeshtë bëni një listë me çështjet ku ekziston tendenca më e madhe për të pasur argumente apo keqkuptime. Në mesnatë, se bashku me fishekzjarrët digjni dhe letrat e ankesave. 

4. Planifikoni të ardhmen se bashku

Te pish verë dhe të diskutosh për planet e së ardhmes nuk mund të tingëllojë romantike, por kur ju jeni duke planifikuar të ardhmen tuaj, patjetër qe është. Diskutoni mbi një qëllim të përbashkët dhe se si ju mund ta arrini atë. 

5. Zhvilloni një natë loje

Hiqni dorë nga te gjitha lojërat e zakonshme dhe shpërtheni duke luajtur kundër njëri-tjetrit lojërat me të çuditshme qe ju vijnë në mendje. Duke luajtur lojëra është një alternativë e mirë edhe për ata më fëmijë, pasi ju mund të keni një mbrëmje romantike por edhe familjare. Mund edhe të luani lojëra ‘të mërzitshme’, pasi me fëmijët rreth e rrotull nuk do të jenë edhe aq ‘të mërzitshme’.

6. Kalojeni Vitin e Ri në shtrat

Si një çift, të kaloni Vitin e Ri në një mënyrë intime dhe pasiononte mund të konsiderohet si pikënisja romantike e 12 muajve të ardhshëm. Mund ta ‘nxehni’ disi ambientin, me ndezjen e disa qirinjve dhe vendosjen e një muzike të lehte në sfond, ndërsa qëndroni në shtrat.

7. Organizoni një feste për dy persona

Kaloni pasditen duke gatuar nëse e keni pasion ose bëni një porosi të madhe në restorantin tuaj të preferuar. Shpërndani bukur ushqimin në tryezën tuaj dhe ‘ngacmojeni’ nga pak gjat gjithë natës. Nuk duhet të mungojë vera, qirinjte dhe muzika juaj e preferuar për ta bërë këtë natë vërtetë të këndshme dhe të veçantë.

8. Shikoni filma romantikë

Ju mund të zgjidhni të shikoni dhe filma aksion. Ideja këtu është që të kaloni disa momente të rehatshme në praninë e njeri-tjetrit, sidomos nëse jeni dhe adhurues të filmave. Kështu qe bëni gati kokoshkat, pijet tuaja të preferua dhe shijojeni këtë mbrëmje në mënyrën me të thjeshtë të mundshme. Fundja ju duhet dhe të çlodheni për vitin e ardhshëm intensiv qe ju pret. /ikub