Disa gjëra që Klintonët bëjnë e që Amerikan nuk i kupton!

Ja disa gjëra që Klintonët i bëjnë por që shumica e amerikanëve nuk i kuptojnë:

Bota

08/06/2015 12:09

  1. Përdorin server të veçantë për e-mail në Departamentin e Shtetit
  2. Huazojnë aeroplanin privat të mikut
  3. Zotërojnë kompanitë e Shell (kompani e vajrave motorike)
  4. I përgjigjen pyetjeve lidhur me themelimin e fondacionit të familjeve amerikane

A e dini se kush i kupton të gjitha këto? Natyrisht që Wall Street.

Kjo është arsyeja pse skandali i fundit i ashtuquajtur “Hillary Clinton”, me të cilin po përballet ajo në fushatën presidenciale jo domosdoshmërisht do të ndikojë në të hollat që ajo i mbledhë, shkruan Businessinsider, transmeton lajmi.net.

“Klintonët nuk janë të përlyer. Ata bëjnë paraqitjet e tyre spektakolare, marrin paratë, i vënë në fond dhe ndërtojnë shkolla. Ato nuk shkojnë në llogaritë e tyre personale bankare. Kjo është mënyra se si bota funksionon. Nuk ka asgjë të keqe me këtë”, ka deklaruar për “Business Insider”, një menaxheri i ri i portofolios.

Shumë njerëz në Wall Street janë të informuar me sistemin që kompania e tyre duhet të kalojë përmes, për ti dhënë para Fondacionit Klinton. Të gjitha donacionet duhet të plotësojnë kërkesat e AML dhe AB+C.

(Ky është një sistem që parandalon pastrimin e parave dhe lufton kundër ryshfetit dhe korrupsionit që vlen për të gjithë ne civilët).

Për njerëzit që janë mësuar të japin të holla organizatave bamirëse, i gjithë ky proces është i njohur për ata.

Donatorë të mëdhenj në Wall Street janë gjithashtu ata njerëz në një pikë marrin me qira aeroplanin privat të mikut – ose kërkojnë një gjë të tillë përmes dikujt që e dinë se kanë aeroplan privat.

Një gjë që Klintonët mund ta bëjnë që ti brengosin në Wall Street, që në fakt çdo kandidat mund ta bëjë që të brengosë industrinë – është biseda për të hollat (apo taksat e saj). Kjo është një jo-jo.

Klinton kanë prekur mbi jo-jo

“Është diçka e gabuar kur menaxherët e fondeve paguajnë norma të ulëta tatimore sesa infermierët apo shoferët e kamionëve që unë i pashë në I-80 në momentin kur po vija këtu gjatë dy ditëve të fundit.

Diçka nuk është në rregull kur drejtorët ekzekutiv fitojnë më shumë se 300 herë sesa cili do punëtorë amerikan fiton, dhe kur menaxherët e fondeve paguajnë norma të ulëta tatimore sesa shoferët e kamionëve apo infermieret” , tha Hillary

Clinton muajin e kaluar derisa ishte rrugës për në zemër të Amerikës.

Lee Cooperman, një menaxher i fondeve miliardëshe dhe Goldman Sachs, shpërthyen mbi këtë temë në një interviste dhënë televizionit “CNN” gjatë kësaj jave.

“Nuk ka nevojë që dikush të kritikojë në gjithë punën që e kryej për të fituar kafshatën e gojës”, është shprehur Cooperman 72-vjeç përballë prezantueses së “CNN”, Cristina Alesci.

Ai shtoi se Hillary “shoqërohet me njerëzit e verarisë Martha dhe në Hamptons, dhe gjëja e parë që ajo bën kritikon menaxherët e fondeve”.

Coooperman mendon se komentet e Hillary Clinton ishte “false”. (lajmi.net)