Disa fshatra të Rahovecit mbesin pa ujë, shkak prishja e një gypi në Fortesë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët e saj për një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Lajme

04/06/2020 09:32

Përmes një njoftimi për medie, KRU “Gjakova”, njofton se për shkak të punimeve, pa furnizim me ujë do jenë këto fshatrat Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoqë e Vogel, Krushë e Vogel, Piranë, Retijë, Fshatrat e Hasit, Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj.

Njoftojmë konsumatorët e regjionit të Prizrenit se është paraqitur një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë. Për shkak të punimeve pa furnizim me ujë do jenë këto fshatra; Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoqë e Vogel, Krushë e Vogel, Piranë, Retijë, Fshatrat e Hasit, Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj. Ekipi teknik ka bërë pregatitjet që punimet të kryhen sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në njoftimin e  KRU “Gjakova” sh.a. /Lajmi.net/