Disa arsye që duhet të filloni të hani qepë

Këtu kemi mbledhur disa përfitime që ju do t’i keni nëse konsumoni qepë më shumë. Përfitimet kardiovaskulare Ka të dhëna se komponimet e sulfurit të gjetura në qepë, kanë një kapacitet anti-koagulues dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimeve të padëshiruara së bashku me tromocitet e gjakut. Ka edhe dëshmi që tregojnë se komponimet e sulfurit…

Lifestyle

09/03/2014 22:10

Këtu kemi mbledhur disa përfitime që ju do t’i keni nëse konsumoni qepë më shumë.

Përfitimet kardiovaskulare

Ka të dhëna se komponimet e sulfurit të gjetura në qepë, kanë një kapacitet anti-koagulues dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimeve të padëshiruara së bashku me tromocitet e gjakut.

Ka edhe dëshmi që tregojnë se komponimet e sulfurit të qepës mund ta ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve, dhe përmirëson funksionimin e membranës qelizore në qelizat e kuqe të gjakut.

Përfitimet në kocka dhe në inde

Studimet tregojnë se qepa mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave tuaja dhe mund të ketë përfitime të veçanta për gratë në kohën e menopauzës, të cilat janë duke humbur densitetin e kockave.

Plus, ka prova se gratë që kanë kaluar moshën e menopauzës mund të jenë në gjendje për të ulur rrezikun e tyre nga fraktura e ijëve duke konsumuar qepë. Konsumimi ditor është më i mirë, sepse ai më i rrallë nuk ka efekt.

Përfitimet anti-inflamatore

Kjo perime ka treguar megjithatë një përgjigjje anti-inflamatore. Një molekulë unike e sulfurit që gjendet në pjesën e bërthamës së qepës ka treguar që pengon veprimtarinë e bakterieve – specifikisht, në qelizat e bardha të gjakut që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin tuaj imunitar dhe një nga aktivitetet e tyre mbrojtëse janë shkaktuar nga një shkalle e madhe inflamatore. Antioksidanti qepë ju jep shumë burime anti-inflamatore dhe parandalon gripin.

Mbrojtja nga kanceri

Qepa ka treguar një rezultat në uljen e rrezikut nga disa kancere, madje edhe kur e keni konsumuar atë në sasi më të vogla.

Kanceri në mushkëri dhe në fyt është ulur dukshëm nga sasia e konsumuar e qepës. Mundohuni të përfshini të paktën një qepë në recetën tuaj ditore.

Përfitimet tjera

Qepët kanë treguar një potencial të madh në përmirësimin e bilancit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e infeksionit bakterial.

Së bashku me komponimet e sulfurit në qepë janë gjetur edhe disa përfitime të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve bakteriale.