Diplomatët e SHBA-ve në Sierra Leone largohen shkaku i ebolës
Punonjësit e Ambasadës Amerikane në Sierra Leone kanë marrë vendim që të largohen nga ky shtet për shkak të përhapjes së virusit të ebolës.

Bota
Këtë vendim e kanë marrë për shkak të mungesës së përkujdesjes shëndetësore që ekziston në këtë shtet të Afrikës perëndimore.
“Ambasada ka rekomanduar largimin nga ky vend, pas përcaktimit nga Departamenti i Mjekësisë se ka mungesë të shërbimeve shëndetësore pas shpërthimit të virusit të ebolës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.