Diplomaci pa çorape? Paraqitja e turpshme e zyrtarit shqiptar në Kinë

Në një shkrim të botuar nga portali Newsbomb dhe të shpërndarë nga ish-këshilltari i Fatosn Nanos Ylli Dylgjeri shihet një zyrtar shqiptar në ambasadën tonë në Kinë pa çorape.

Lajme

24/08/2015 15:22

“Diplomaci pa çorape…???

Ndryshe nga strukturat e LSI-së në Itali, që po bëjnë “kërdinë në punët konsullore”, sipas një botimi sot të portalit News Boomb, strukturat e diplomacise shqiptare ne Pekin, janë aq të ngarkuara me takimet diplomatike, sa dalin edhe zbathur, pa çorape, në bilateralet me diplomatet e lartë kineze…Kishim dëgjuar diplomaci “me doreza” por pa çorape ende skishim parë…

(Foto, është publikuar në vitrinën e Ambasadës shqiptare në Pekin.

Pra, supozohet se e kanë parë 1,393,783,836 kinezë, dhe nuk prish punë se e shohin dhe 2.893.005 shqiptarë)”, shkruan Dylgjeri.