Diplomaci me prodhime deti, Erdogani fton Putinin në restorant peshku në Stamboll

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400… duke ngrënë peshk në një restorant të veçantë në Stamboll.

Bota

25/08/2018 16:10

Takimi vjen në kulmin e përplasjeve Turqi-SHBA, si për të acaruar edhe më shumë Presidentin amerikan Donald Trump.

Ftesa ka ardhur nga Erdogan dhe i është dërguar Putinit nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, të premten.

Por historia e restorantit të peshkut nuk lindi rastësisht. Në atë kohë, Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur Erdogani e ftoi atë të hanin së bashku në një restorant peshku. Kur Erdogani theksoi se ftesa qëndronte ende, Presidenti rus theksoi se duhet të zgjidhet fillimisht çështja me eksportet e mishit në Turqi.

Në fund të korrikut Rusia filloi eksportet e mishit në Turqi dhe Presidenti turk i hapi rrugë takimit në restorantin e peshkut.