Dinamo Zagreb, ekipi më i dobët në histori të Ligës së Kampionëve

Besojeni ose jo, por gjatë këtij sezoni në Champions League ka marr pjesë ekipi më i dobët në histori. Pas humbjes së djeshme ndaj Juventusit, Dinamo e Zagrebit ka hyrë në histori, por për keq.

Sport

08/12/2016 16:38

Ata kaluan Levskin e Sofies. Bullgarët ishin ekipi më i dobëtqë kishte luajtur ndonjëherë në grupet e Ligës së Kampioneve, pasi kishin shënuar vetëm një gol në 2006-n.

Por këtë rekord e theu formacioni nga kryeqyteti kroat, që e mbylli Grupin H pa asnjë pikë, dhe, për më tepër, pa shënuar asnjë gol.
Pasi eliminoi Dinamon e Tbilist dhe Salzburgun, skuadra nga Zagrebi regjistroi humbje të njëpasnjëshme duke pësuar 15 gola: 3-0 me Lionin, 4-0 me Juventusin, 1-0 dhe 4-0 me Sevillas, 1-0 me Lionin dhe 2-0 me Juventusin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.