Dikush po tenton ta kontrollojnë Fondacionin Plavë-Guci

Anëtari i Fondacionit Plavë-Guci, Mustaf Salihi Ahmetaj ka thënë se ka intenca për të marrë kontrollin e këtij fondacioni nga klane të ndryshme që ai i quan gangsterë.

Lajme

28/03/2015 11:14

Përveç kritikave nw drejtim tw pjesëtarëve të këtij “klani”, ai ka raportuar edhe për kuvendin e këtij fondacioni të mbajtur në New York.

Më poshtë mund të gjeni letrën e plotë të Mustaf Salihi Ahmetaj.

Raport për zgjedhjet e kuvendit të Fondacionit Plavë-Guci të mbajtura në New York mw datën 22 Mars 2015

Bazuar sipas rregullores, mandatit dhe statutit të Fondacionit Plavë – Guci, ne thirrëm kuvendin e anëtarëve te shoqatës tonë.

Mledhjen e hapi Gjovalin Nikçii cili propozoikryesuesin e zhvillimit të punimeve Xhevat Kukaj qetë drejton kuvendin.

Kryetari i FPG, Esad Gjonbalaj propozoi për dy grupe të punës të përbëra nga jo-anëtarëtë kryesisë. Njëri për administrimin e zgjedhjeve, dhe tjetri numërimin e votave ku u aprovua nga të gjithë anëtaret.

Esad Gjonbalaj ua bëri me dije pjesëmarrësve se bazuar në statutin e FPG-së, të drejtë vote kanë vetëm anëtaret e FPG-së. Klani me gansterët e vet filloi me pyetjet e tyre se a duhet ne që nuk jemi anëtarë ta lëshojmë sallën. Ne të gjithë anëtaret u përgjigjem njëzëri se vetëm mund të shikoni.

Klani filloi ndërhyrjet dhe me akuzat e tyre fallce drejtuar kryetarit Esad Gjonbalaj dhe sekretarit Mustaf Ahmetaj, duke shkelur rëndë normën ma demokratike në statutin e FPG-së, duke deklaruar se gjoja askush nga këta zotërinj se ka parë këtë statut.

Ishte befasuese edhe pjesëmarrja ulët e anëtarëve të FPG-së nga e cila merrnin pjesë vetëm 31 anëtarë të rregullt.

Klani kishte sjellë bashkëvendës (jo anëtarë të FPG-së), të cilët i kishte marrë nga rruga e që numëroheshin mbi 38 veta.

Klani me kapot e veta ne krye ishte i përbërë nga një njeri mbi të cilin qëndrojnë akuza me dy raste te krimeve. Edhe kreu i Deponisë në Martinaj i drejton pjesëtarët e klanit të cilët ishin anëtarë të kryesisë së FPG-së për ta kidnapuar këtë fondacion.

Klani kishte organizuar dhe sjellë bashkëvendës që nuk ishin anëtar dhe që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të FPG-së të votojnë për ta dhe për pjesëtaret e tyre.

Klani kishte intimiduar në mënyra te ndryshme anëtarët e FPG-së para mbajtjes së Kuvendit.

Kuvendi mori skaje gangstere prej Klanit dhe tensioni shkoi deri në atë pikë sa u krijua gjendje shumë e keqe.

Pjesetarët që nuk ishin në kryesi (Gazmend Gjonbalaj, Shpend Haxhaj, Hatmane Prelvukaj, Salih Gjonbalaj, Hysen Ulaj, Beqir Gjonbalaj etj) u munduan të qetësojnë situatën por pa sukses. Klani kishte agjenden e vet të kidnapimit të fondacionit tonë.

Gjovalin Nikçi kërkon mbledhjen e Kryesisë jashtë sallës së Kuvendit. Kur dolëm jashtë, ai prononcoi se sot do të mbahen zgjedhjet. Gjovalini kërkoi mendimin e të gjithë anëtarëve dhe pastaj propozoi te votojmë për të shkelur statutin e FPG-së dhe të lejohet e drejta e të gjithë të pranishmëve për të votuar. Unë ju fola se ky veprim paska qenë i parapërgatitur dhe nuk e njoh ketë vendim ilegal.