Dikur yll botëror, ndërsa tani është zgjedhur zhgënjimi i sezonit në Bundesligë

Futbollistët e Bundesligës janë përfshirë në përzgjedhjen e më të mirëve për sezonin që lamë pas.

Sport

20/07/2020 21:24

Është Robert Lewandowski që ka marrë më së shumti vota, duke u zgjedhur futbollisti më i mirë në Bundesligë në sezonin 2019/2020.

Por, çmimi për zhgënjimin e këtij sezoni, i ka takuar Mario Gotze, lojtarit të larguar tashmë nga Borussia Dortmund.

Më shumë se 30 për qind e lojtarëve, votuan për Gotzen si zhgënjimin e sezonit, përcjell lajmi.net.

Lojtari që i solli Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014, ka qenë larg formës më të mirë, diçka që ka shtyrë edhe Dortmundin të mos i ofrojë kontratë të re.

Në mesin e pesë dështimeve më të mëdha, ishte edhe Philippe Coutinho, braziliani i huazuar nga Barcelona te Bayern Munich./Lajmi.net/