Dikur Tuna shante këngën e Kaos, tani vjen në bashkëpunim! (Video)

Dikur kanë bashkëpunuar, më pas shtyheshin, tani sërish bashkëpunim!

ShowBiz

23/09/2016 22:34

Tuna dhe Vig Poppa i grupit Kaos kanë publikuar sot këngën e tyre më të re bashkë, ‘Zemra jem’.

Kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe sjellë një këngë bashkë, pasi besojmë se të gjthëve ju kujtohet hiti ‘E boj nxeht’, shkruan lajmi.net.

Por, pas këtij suksesi dhe pas famës së madhe që Tuna ka marrë në ‘periudhën e zogut’, ajo ka pasur ankesa edhe për këngët e bashkëpunëtorëve të saj.

Kur Kaos kanë publikuar hitin e tyre ‘Ngoje zemrën tem’, Tuna ka reaguar duke reguar se kënga nuk i dukej aspak e mirë e madje i dukej shumë orientale si e ‘soundtrackeve’ turke.

Ky koment i Tunës ka marrë edhe vëmendjen e djemve, ndërsa Lumi nuk ka prituar të reagojë, duke thënë fjalët: “Ata që i kanë bërë ‘soundtrackat’ turqisht t’i kanë bërë hitet më të mëdha në karrierë. Përsëri, kjo është më mirë se sa të prekësh… (pjesët intime)”.

Por, tani duket se gjithça është qartësuar mes tyre dhe Tunës i pëlqen sërish muzika që bëjnë Kaos!/lajmi.net

YouTube player
YouTube player
YouTube player