Dikur mike e tani rivale, dalin pamjet kur Bora dhe Beatrix ishin shoqe të mira

Bora dhe Beatrix ka kohë që njihen.

ShowBiz

04/12/2021 17:06

Dy vajzat më të përfolura momentalisht në mediat rozë dikur ishin shoqe të mira me njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.

Por jo vetëm në filma ndodhin historitë kur shoqja i merr të dashurin shoqes, një histori e tillë sapo ka ndodhur edhe mes tyre.

Beatrix është ajo e cila i mori Donaldin shoqes pavarësisht puthjes që shkëmbyen javë më parë dhe që e kishin lënë ti rregullonin gjërat posa Donaldi të dilte jashtë.

Teksa Donaldi i dërgonte sinjale Borës që ende mendon për të, produksioni nuk i përcillte ato anasjelltas, ndaj ditë më parë Donaldi u deklarua beqar.

E pas daljes së Semit si shoqja më e ngushtë e Borës Donaldit dhe Trixës iu hapën rrugët për të filluar bashkë aventurën.

Ndonës Trixa i kërkoi mbrëmë falje publike Borës, ajo nuk i mendoi momentet që kaluan dikur së bashku si shoqe./Lajmi.net/