Dikur i kërkonte fotografi, tash mund ta ketë kundërshtar në finalen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Ajax Amsterdam është shumë afër që të bëjë befasinë më të këndshme në vitet e fundit të futbollit.

Sport

19/04/2019 16:45

Holandezët kanë prekur fazën gjysmëfinale, duke eliminuar dy prej skuadrave më të suksesshme viteve të fundit, Juventus dhe Real Madrid.

Me një moshë mesatare shumë të re, dhe me kapitenin 19 vjeçar, Matthijs De Ligt, e gjithë bota po e pëlqen futbollin e Ajaxit.

Në rast se Barcelona dhe Ajax Amsterdam kualifikohen në finale, De Ligt mund të përballet me Luis Suarez.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka kujtuar kohën e kaluar duke publikuar një foto ku shihet De Ligt si fëmijë duke u fotografuar me ‘idhullin’ e tij asokohe, Luis Suarez, përcjell lajmi.net.

Kjo fotografi sipas raportimeve të ‘Sport’ është shkrepur para 10 viteve, kur Suarez ishte ylli kryesor i Ajax.

Por, tashmë, pas 10 viteve, dyshja mund të takohen në finalen e kompeticionit më prestigjioz në Evropë. /Lajmi.net/