Dikur e quante “kali i PDK-së”, sot Albin Kurti po e quan “profesor” Enver Hasanin

Në kohën kur Enver Hasani ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte edhe aq simpatinë e partisë së Albin Kurtit.

Lajme

26/03/2020 13:31

Madje, ata kishin organizuar një aksion në sheshin e Prishtinës, ku Enver Hasani paraqitej si “kali i PDK-së”.

Mirëpo sot, Albin Kurti iu ka referuar me “profesor” dhe duke i dhënë të drejtë Enver Hasanit, i cili kishte thënë disa fjalë për seancën e djeshme.

“Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”, ka thënë Kurti.

Për këtë ka reaguar edhe Valmir Ismaili nga shoqëria civile, të cilit i është kujtuar aksioni.

“Albini ne postimin e tij te fundit e paska citu Enver Hasanin duke thene: “Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”. Befas ne mendje me shkoj kjo foto”, ka shkuar ai.

Ndryshe, Kurti sot foli për herë të parë pas votimit të mosbesimit, duke thënë se qeveria e tij do të vazhdojë me detyrat./Reporteri.net