Dikur babai e paraqiste si të paprekshëm, tani Januzaj përfundon te një ekip ‘i lodhtë’ në Turqi

I biri i Abedin Januzaj, Adnani, ka përfunduar te skuadra turke Instabul Basaksehir në formë huazimi. Anësori që përfaqëson kombëtaren e Belgjikës gjatë verës kompletoi kalimin te Sevilla, sidoqoftë nuk arriti assesi ta gjejë vetën. Në fakt, ai ishte thjesht një rezervist pa minutazhë pasi trajneri Jorge Sampaoli nuk i besoi fare. Tani, Basaksehir ka…

Sport

03/02/2023 12:56

I biri i Abedin Januzaj, Adnani, ka përfunduar te skuadra turke Instabul Basaksehir në formë huazimi.

Anësori që përfaqëson kombëtaren e Belgjikës gjatë verës kompletoi kalimin te Sevilla, sidoqoftë nuk arriti assesi ta gjejë vetën.

Në fakt, ai ishte thjesht një rezervist pa minutazhë pasi trajneri Jorge Sampaoli nuk i besoi fare. Tani, Basaksehir ka zyrtarizuar ardhjen e tij në formë huazimi.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për huazimin e Adnan Januzaj, i cili luajti te Sevilla, një ndër klubet spanjolle, deri në fundin e sezonit 2022/23”.

“Ne e mirëpresim Adnan Januzaj tek familja jonë dhe i urojmë suksese në fanellën portokall-zi”, shkroi klubi turk.

 

I biri i Abedinit që refuzoi Kosovën për një ftesë Evropiani nga Belgjika nuk arriti ta gjejë aspak vetën te Sevilla.

Januzaj nënshkroi si agjent i lirë pasi i skadoi kontrata me skuadrën tjetër të La Ligas, Real Sociedad mirëpo asgjë s’i eci mbarë.

Në fakt, anësori ka zhvilluar vetëm 3 minuta në La Liga (2 paraqitje), 9 minuta në Ligën e Kampionëve (3 paraqitje) dhe 6 minuta në Kupën e Mbretit (1 paraqitje).

Tani mbetet të shihet si do t’i shkojë në kampionatin turk, ku luajnë edhe shumë yje nga Kosova, si Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e disa të tjerë.