“Dikujt i duhen 15 vjet, dikush i merr me një intervistë”: Gazetari i RTK-së reagon për 100 mijë eurot e Blerim Haxhiajt

Gazetari i RTK-së, Fisnik Durguti, ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj publikoi një tabelë ku organizata e Blerim Haxhiajt që e intervistoi Kurtin, kishte përfituar 100 mijë euro nga qeveria. Durguti ka ironizuar duke thënë se përderisa shumica e punëtorëve të RTK-së duhet të punojnë 15 vjet për 100 mijë euro, dikush i merr për…

Lajme

10/07/2025 13:28

Gazetari i RTK-së, Fisnik Durguti, ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj publikoi një tabelë ku organizata e Blerim Haxhiajt që e intervistoi Kurtin, kishte përfituar 100 mijë euro nga qeveria.

Durguti ka ironizuar duke thënë se përderisa shumica e punëtorëve të RTK-së duhet të punojnë 15 vjet për 100 mijë euro, dikush i merr për një intervistë.

Postimi:

Deri sa shumica e punëtorëve të RTK-së i afërsisht i duhen 15 vjet me i marr 100 mijë euro, dikush i merr veq me një intervistë.

Urime, gëzuar, përhajr… i keni fituar 100 mijë euro nga shteti.