Diktatorët që e duan arin (Foto)

Duket se diktatorët shpesh herë nuk kënaqen më atë që kanë, dhe për këtë shpenzojnë miliona dollarë në gjëra të pazakonshme siç janë armët e arit, shtatoret, shtretërit por edhe monedhat me fytyrë të tyre.

Bota

08/06/2015 00:00

Por ekzistojnë edhe diktator që kanë kërkesa të çuditshme siç Kim Jongu i Koresë Veriore, i cili në vitin 2009 kishte kërkuar që të shpiket një hamburger sipas shijes së tij.
Së fundmi është zbuluar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ftuar liderët e partive opozitare që të verifikojnë se nuk ekziston asnjë karrige e punuar nga ari në tualetet e pallatit të tij me 1,150 dhoma, për të cilin kritikët insistojnë se është ndërtuar në mënyrë ilegale (në vlerë prej 406 milion dollarë).
Derisa Erdogan është një zyrtar i zgjedhur, goditja e tij e dhunshme në protesta kundër ndalimit të Twitter dhe YouTube, dhe mohimi i vazhdueshëm i gjenocidit armen, mban vulat e një sundimtari autoritar. Përveç kësaj ai ka kthyer pajisjet sanitare në metale të çmuara. Dhe teksa qytetarët e këtij vendi presin përgjigje nga Erdogan për tualetet, është krijuar një listë me rastet më të këqija të autokratëve.

Muammar Gaddafi

Mbreti i padiskutueshëm besohet se i ka pasur pikë të dobët armët e punuara nga ari, ku njëra ndër ato i ishte marrë gjatë vrasjes së tij në revolucionin e vitit 2011 në Libi. Sende tjera të punuara nga ari janë gjetur në shtëpinë e tij, siç janë një pushkë automatike AK-47, divan dhe kondicioner.

Saddam Hussein

Kur pallati i diktatorit të Irakut u plaçkit pas pushtimit amerikan në vitin 2003, trupat amerikane kanë gjetur brusha për pastrim të tualeteve të lara në ar që besohet se kapnin vlerën e miliona dollarëve. Por pasuria e tij nuk përfundon me kaq, pasi përpos veturave luksoze dhe vilave ai kishte fshehur në një cisternë kamioni qindra shufra ari dhe shumë gjësende tjera me vlerë.

Viktor Yanukovych

Në njërën prej vilave të presidentit të rrëzuar të Ukrainës, raportohet se ishin gjetur shufrat të golfit të prodhuara nga ari i pastër, por aty kishte edhe shufra tjera ari të punuara në formë të bukës që më vonë u bën publike nga qytetarët e këtij vendi por që nuk u dihet domethënia.

Gurbanguly Berdymukhamedov

Duket se ish-lideri i Turkmenistanit kishte dashur që gjithçka që e rrethon të jetë e punuar nga ari. Këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se shtatorja e tij e punuar nga ari në vlerë prej 7.8 milionë funte në kryeqytetin Ashgabat, rrotullohej për 360 shkallë çdo ditë në mënyrë që ti ndalojë rrezet e diellit ti depërtojnë në zyrë.
Ndërkaq, muajin e kaluar pasardhësi i Niyazov, Gurbanguly Berdymukhamedov, zbuloi shtatoren e arit prej 24 karatëve që gjithashtu besohet se kap vlerën e miliona dollarëve.

Robert Mugabe


Për ta bërë veten të pavdekshëm, presidenti i Zimbabvesë kishte vendosur që për ditëlindjen e tij të 89 (në vitin 2013), ti dhuroi vetes gjashtë monedha të arta që secila besohet se kap vlerën e 700.000 dollarëve. Por luksi i tij nuk përfundon me kaq pasi ai kishte porositur karrige të punuar nga një gurë tejet i rrallë, veshje me lëkurë krokodili, leopardi dhe luani.

Vladimir Putin

Sipas një grupi opozitar rus, një prej tualeteve të aeroplanit privat të presidentit rus, kushton 75.000 dollarë, por sipas njohësve të këtyre çështjeve ajo sigurisht se është punuar nga ari. Ndërkaq sipas “Associated Press”, jeta luksoze e Vladimir Putin, përfshirë këtu përdorimin e katër jahteve dhe 43 aeroplanëve në vit, kushton plotë 1.6 miliard dollarë.