Digjet tërësisht restorant “Kalaja”, dy zjarrfikës të lënduar
Sonte në orët e mbrëmjes është përfshirë nga flakët restorant “Kalaja” në Gjakovë.

Lajme
(I plotësuar)
Në orët e vona të mbrëmjes, në Komunën e Gjakovës, restorant “Kalaja” është përfshirë nga zjarri. Për pasojë, gjatë tentativave për ta shuar zjarrin kanë marrë lëndime dy zjarrfikës.
Për KosovaPress, Komandanti i Policisë për Gjakovën, Kris Gjoka, tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga problemet e instalimeve elektrike.
E sipas Gjokës, për shkak se hoteli kishte strukturë druri, kjo gjë ka bërë që hoteli të digjet tërësisht.
Ndërsa sa i përket dy zjarrfikësve ai konfirmoi se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.
Digjet restorant “Kalaja”në Gjakovë (Video/Foto)
Një dëshmitar i rastit e ka xhiruar ngjarjen dhe e ka fotografuar objektin e përfshirë nga flakët, raporton Indeksonline.
Ai ka treguar se ka informacione që si pasojë e kësaj djegie, dy zjarrfikës të Kosovës kanë pësuar lëndime.
