Digjet një shtëpi në Mitrovicë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Bare të Mitrovicës.

Lajme

08/02/2016 20:12

 

Në përpjekje për të ndalë zjarrin, lëndime të lehta ka pësuar pronari i shtëpisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ekspertët janë duke punuar për të gjetur arsyet. Përveç policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të fikin zjarrin.

Policia ka nisë hetimet për këtë rast, ku si i tillë është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./kp