Digjet një shtëpi në Kamenicë, s’ka të lënduar
Policia e Kosovës njofton se është djegur shtëpia e një qytetari në lagjen Malësia në Kamenicë.

Lajme
Në raportin e policisë thuhet se nuk dihen rrethanat e zjarrit që ka kapluar shtëpinë.
Ndërkaq, njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin ndërsa, thuhet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.