Digjet një shtëpi në Gjilan, dyshohet se e shkaktoi ora e rrymës

Një shtëpi në Gjilan është përfshirë nga zjarri, duke i shkaktuar djegien komplet të katit të dytë. 

Lajme

17/05/2014 23:02

Familja Destani dyshon se shkaktar i zjarrit është njësori i ri i vendosur nga KEDS. 

“Deri te zjarri dyshimi është te rryma, dyshimi im është te rryma për arsye se para dy dite, sot është e treta ditë që është ndërruar ora elektrike”, thotë kryefamiljari për televizionin Klan Kosova. 

“Është rrezikuar jeta e njerëzve. Kunata ime ka qenë në gjumë. Ka qenë ora diku rreth 11:00, pak pasi ishim zgjuar prej gjumi, pasi burri kishte qenë në punë në ndërrim të tretë”, ka thënë kryefamiljarja.