Digjet një lokal në Gjilan

Në qytetin e Gjilanit mëngjesin e së martës është përfshirë nga zjarri një lokal me veshmbathje.

Lajme

28/10/2020 08:45

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së martës në rrugën “15 Qershori” në qytetin e Gjilanit, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një lokal me veshmbathje, shkruan lajmi.net.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkaq sipas pronarit të lokalit, dëmet janë të konsiderueshme.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/