Digjet një fermë në Llaushë të Skenderajt (Foto)
Në fshatin Llaushë të Skenderajt është shkaktuar një zjarrë i madh, si pasojë e djegies së një ferme.

Lajme
Në fshatin Llaushë të Skenderajt është shkaktuar një zjarrë i madh, si pasojë e djegies së një ferme.
Një fermë në fshatin Llaushë të Skenderajt është bërë shkrumb, pasi ajo është kapluar nga zjarri të premten rreth orës 18 e 40 minuta.
Një qytetar që e ka raportuar rastin në lajmi.net, duke e shoqëruar atë edhe me fotografi, ka thënë se rasti ka ndodhur në Llaushë të Poshtme, në fermën me pronar Naser Mehmeti nga lagja Reziqt. Sipas tij, dyshohet se djegia e rreth 1000 duajve të sanës është shkaktuar nga një zjarrëvënie e qëllimshme. (lajmi.net)