Digjet makina e oficerit të policisë në Shkodër, detajet e para

Automjeti i një oficeri të policisë së Shkodrës është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Lajme

12/09/2019 09:15

Arber Duli, ka parkuar mjetin e tij në afërsi të banesës dhe rreth ores 04:00 të mëngjesit ka vënë re zjarrin.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët dhe nuk ka probleme me askënd.

Duli vitet e fundit ka punuar në sektorin e krimeve në policinë e Shkodrës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. /tch