Digjet keq biznesmeni prizrenas, deponon 33 mijë euro në xhirollogarinë e mashtruesit

Një biznesmen nga Prizreni ka denoncuar në polici një rast mashtrimi që i është bërë nga një person i panjohur.

Lajme

09/03/2015 16:03

Sipas dëshmisë së deponuar në hetuesi, në Policinë Rajonale të Prizrenit,  thuhet se i njëjti, ditë më parë kishte pranuar një “email” në adresën e tij nga një firmë hungareze me të cilën kishte bashkëpunuar vite me parë.

Nga biznesmeni prizrenas kërkohej që 33 mijë euro të derdhen në një xhirollogari bankare në emër të firmës në Hungari.

Mirëpo më vonë ishte kontaktuar firma hungareze e cila kishte sqaruar se xhirollogaria në të cilën është bërë pagesa nuk është e tyre.

Pas denoncimit të rastit në polici nga viktima, është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar policinë që rasti të konsiderohet si mashtrim. (lajmi.net)