Digjet gjatë natës një makinë në Gjirokastër

Një automjet është djegur gjatë natës në Gjirokastër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Meçitë”.

Lajme

19/12/2018 09:53

Makina me targa AA650RV, në pronësi të D. Xhelili është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, raporton TCH.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.