Digjet biblioteka me 14 milionë libra në Moskë

Një bibliotekë në Moskë me dokumente të rralla të OKB-së, tekste të vjetra sllave dhe 14 milionë libra është djegur gjatë të enjtes.

Bota

01/02/2015 12:47

Biblioteka e njohur si INION- Instituti i Informacionit Shkencor për Shkencat Sociale- mori zjarr në mbrëmjen e 29 janarit.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se zjarri, që filloi në katin e tretë të ndërtesës dhe u shpërnda në 2 mijë metra katrorë, ishte lokalizuar. Por dëmet duket të jenë të mëdha dhe me sa duket një pjesë e kulmit është rrëzuar.

Sipas RIA, biblioteka është themeluar në vitin 1918 dhe i ka bërë strehë më shumë se 14 milionë librave, përfshirë edhe tekste të sllavishtes së vjetër, si dhe dokumente të Lidhjes së Kombeve, UNESCO-s dhe raporteve parlamentare nga shtetet, përfshirë edhe ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që datojnë nga viti 1789.