DIGITALKS, vazhdon dita e dytë e konferencës
Për herë të parë në Kosovë po organizohet një konferencë e tillë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në datat 11 dhe 12 tetor në Hotel Emerald.
Lajme
“DIGITALKS” sjell në Prishtinë Komisioneren Gabriel pas lansimit të Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Pjesë e “DIGITALKS” me diskutime politike dhe profesionale do të jenë edhe shumë akterë politik, të fushës së inovacionit, komunitetit të biznesit dhe shkencës, duke filluar nga vendet e rajonit, Evropës dhe SHBA-ve.
Gjatë dy ditëve të Konferencës do të kemi rast të diskutojmë dhe të ndajmë përvojat për epokën digjitale në të cilën po jetojmë.
Për të 7-in vit me radhë, në format edhe më madhështor, kurse sot hapen punimet e KosICT, ku do të ketë shumë risi nga bota e teknologjisë informative.