Diego Simeone me fjalë të mëdha për Alvaro Moratan

Alvaro Morata është lojtari që iu bashkua Atletico Madrid gjatë merkatos që kemi lënë pas.

Sport

02/02/2019 18:47

Morata u largua nga Chelsea për të kaluar në formë huazimi tek Atletico, për një sezon e gjysmë, me të drejtë blerjeje në fund të marrëveshjes.

Qysh në ditët e para të tij në Atletico, duket se Morata ka lënë përshtypje të mira tek trajneri Diego Simeone, i cili së fundmi është përkujdesur që ta lëvdonte lojtarin.

“Morata është lojtar i rëndësishëm për ne. Ne do të kemi katër sulmues në fund të sezonit dhe ai është garues me tre të tjerët ( Griezmann, Costa, Kalinic)” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

“Ai na jep shumë mundësi. Ai është një finalizues i mirë. Me Moratan kemi përsëri një sulmues finalizues” ka thënë ndër të tjerash Simeone.

12 muajt e kaluar në Chelsea nuk ishin aq të mira për Moratan, por spanjolli pritet që në La Liga të adoptohet më mirë. /Lajmi.net/