Diego Costa po ushtron

Diego Costa u është kthyer stërvitjeve të enjten, vetëm dy ditë para finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri Diego Simeone, por edhe të gjithë tifozët e Atletico Madridit, shpresojnë ta kenë yllin e tyre në dispozicion në duel me Real Madridin.

Sport

22/05/2014 12:37

Lajme të mira për Diego Simeonen dhe për të gjithë tifozët e Atletico Madridit. Sulmuesi kryesor i Los Colchoneros, Diego Costa, të enjten ka ushtruar me bashkëlojtarët, para finales së Ligës së Kampionëve, që ekipi i argjentinasit do ta zhvillojë të shtunën ndaj rivalit të qytetit, Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, Marca, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Twitter. “Costa është kthyer në Madrid dhe sot do të ushtrojë”, ka shkruar kjo e përditshme madrilene.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle qëndroi pak kohë në Beograd, ku u vizitua nga një mjeke e njohur, e cila në të kaluarën kishte ‘futur në duar’ edhe futbollistë tjerë të njohur, në kërkim të një shërimi më të shpejtë, me metoda ndryshe nga ato të zakonshmet.