Diego Costa mungon në finale

Diego Costa nuk ia doli mbanë. Sulmuesi i Atletico Madridit do të mungojë në finale të Ligës së Kampionëve, pas lëndimit që e pësoi të shtunën e shkuar ndaj Barcelonës.

Sport

19/05/2014 19:37

Lajme të këqija për trajnerin Diego Simeone. Sulmuesi kryesor i Atletico Madridit, Diego Costa, do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Futbollisti brazilian me pasaportë spanjolle pësoi një tërheqje muskulore të shtunën që shkoi ndaj Barcelonës, prandaj ‘Radio Marca’ njofton se ai do të mungojë në finalen e Lisbonës.

Mjekët e klubit e kanë kontrolluar gjendjen e futbollistit të hënën, duke konfirmuar se deri të shtunën, përfaqësuesi spanjoll nuk do të mund të shërohet plotësisht.