Diçka tradicionale ka ruajtur për të bijat, nëna e Ritës (Foto)
Jemi mësuar të shohim rreth nesh persona që ruajn me xhelozi gjëra të çmueshme.
ShowBiz
Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora, ka postuar në rrjete sociale, diçka të veçantë për të bijat e saj, Ritën dhe Elenën, shkruan lajmi.net.
Ajo ka treguar një këmishë tradicionale, të cilën e ka trashëgim nga gjyshja për dy vajzat e saj.
“Mbajtja e vlerave të traditës familjare duke i ekspozuar tek fëmijët vlerat kulturore dhe tradicionale është çelësi i identitetit të tyre. Kjo këmishë mëndafshi ‘SHORTE’ kaloi tek @elenaora dhe @ritaora nga gjyshja e madhe që ne do ta çmojmë përgjithmonë ? # traditat #fotofamiljare #momentilumtur #respekt #trashëgimiakulturore “ shkruan Vera Ora në Instagram. /Lajmi.net/