Diçka e re po vjen nga Gili

Gili po rikthehet me këngë të re.

ShowBiz

12/08/2020 12:33

Pritjes së fansave të Gilit po i vjen fundi, ngase këngëtarja po rikthehet me projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja me anë të disa postimeve në rrjete sociale, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Ajo solli pamje nga prapaskenat e xhirimit të një prej skenave të klipit të ri, teksa shihet e veshur me një fustan vjollcë.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Gili, e cila gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja, krahas kolegëve. /Lajmi.net/