Diçka e re po vjen, Dua Lipa paraqitet nga studio muzikore

Dua Lipa është prej artisteve më të suksesshme dhe më të kompletuara në botë.

ShowBiz

24/10/2021 15:54

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore pas shumë angazhimeve, së fundi ka gjetur kohë për tu rikthyer në studion muzikore për realizmin e këngëve të reja.

Kështu ka bërë të ditur në postimin e radhës në llogarinë e saj në Insatgram, ku shihet së bashku me ekipin e saj gjatë incizimit të projekteve të reja.

“Hey le të shkojmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve, ndërsa shihet me një veshje të thjeshtë, bluzë të shkurtër të bardhë, pantallona të zi dhe një xhaketë ngjyrë kafe të lehtë, teksa shfaqet pa grim.

Aktualisht , 26-vjeçarja po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që solli në bashkëpunim me Elton John.

Ndërkohë, kujtojmë që Dua së fundi u nominua në dy kategori në ndarjen e çmimeve “MTN Europe Music Awards” , që do të mbahet me 14 nëntor në Papp Laszlo Budapest Sport Arena të Hungarisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)