DiCaprio falënderon donatorët e fondit “America’s Food”, tregon shumën e mbledhur

Leonardo DiCaprio ka ndihmuar në hapjen e fondit “America’s Food”, i cili ka për qëllim ushqimin e familjeve në nevojë.

ShowBiz

09/04/2020 18:31

Fondacioni synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individët që përballen me ndërprerje pune dhe fëmijët që mbështeten në programet e drekës shkollore, shkruan lajmi.net.

Ky fond po bashkëpunon me “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”, ndërsa për 72 orë kanë mbledhur 13 milionë dollarë.

Aktori Leonardo DiCaprio, përmes një postimi ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin këtë fondacion, ndërsa bëri thirrje që të vazhdojnë të dhurojnë, në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë komuniteteve të prekura nga kjo krizë.

“Faleminderit për të gjithë ata që kanë mbështetur #AmericasFoodFund deri më tani. Në 72 orët e para, ne mblodhëm mbi 13 milionë dollarë për të ndihmuar amerikanët më të prekur nga kjo krizë. Mbështetja juaj ju mundëson @FeedingAmerica dhe Kuzhinës @WCK të vazhdojnë të mobilizojnë përpjekjet e ndihmës për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Nëse keni mundësi, vizitoni GoFundMe.com/AmericasFoodFund për të dhuruar”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-w8sf0FpFz/