Diaspora mund të regjistrohen Online

Ministria e Diasporës të hënën ka plasuar platformën elektronike (online) për ta bërë regjistrimin e diasporës dhe mërgatës. Sipas tyre, kjo ka për qëllim që të evidencohet numri i saktë i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Lajme

13/01/2014 15:35

Të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë që të regjistrohen në platformën elektronik (online) të cilën e ka lansuar Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të kësaj Ministrie thuhet se qëllimi i këtij regjistrimi është evidencimi i saktë i numrit të pjesëtarëve të diasporës.

“Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës”.

“Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info”.

“Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi”.

“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”.

“Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim ose vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova”.

“Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera”.

“Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”.