Diaspora- “infuzion” për ekonominë kosovare

Mërgata vazhdon edhe më tej ta luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Vetëm për 5 muaj, nga diaspora u dërguan mbi 530 milionë euro. Nga Oda e Hotelerisë thonë se mërgata është infuzion për bizneset. Ndërsa, njohës të ekonomisë flasin për rolin kyç që kanë mërgimtarët në zhvillimin ekonomik. Edhe sivjet…

Lajme

29/07/2025 08:36

Mërgata vazhdon edhe më tej ta luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Vetëm për 5 muaj, nga diaspora u dërguan mbi 530 milionë euro. Nga Oda e Hotelerisë thonë se mërgata është infuzion për bizneset. Ndërsa, njohës të ekonomisë flasin për rolin kyç që kanë mërgimtarët në zhvillimin ekonomik.

Edhe sivjet pushimet i kaluan në Kosovë, ku për dallim nga viti i kaluar, mërgimtarët sollën më shumë para.

Për 5 muajt e parë të këtij viti, diaspora dërgoi 530.1 milionë euro, për dallim nga viti i kaluar kur gjatë periudhës së njëjtës periudhë kishin dërguar 513 milionë.

Ndërsa, për dallim nga janari i këtij viti, në muajt pasues dërgesat nga jashtë kanë shënuar ngritje.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në janar dërgesat e emigrantëve kapnin vlerën e 86.1 milionë eurove, ndërsa në maj 126.6 milionë.

Nga BQK kanë treguar se më së shumti dërgesa ka pasur nga Gjermania, Zvicra, Italia e Austria.

Për sektorin e hotelerisë, diaspora vlerësohet se luan rol kyç. Megjithatë, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thonë se te nga 26 korriku ka nisur të rritet fluksi i punës për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Njohës të ekonomisë thonë se diaspora luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Albulenë Kastrati, ligjëruese universitare në Amerikë, tha se është e rëndësishme që Kosova të organizojë aktivitete për mërgatën e po ashtu të zhvillojë politika për tërheqjen e investimeve nga ta.

Sa u përket investimeve të huaja nga Ministria e Industrisë i kanë thënë RTK-së se ka një trend të qëndrueshëm të tyre, për çka sipas MINT po reflektohet besimi i investitorëve në ekonominë e vendit.