Diamant për diamantin e tij

Brad Pitt hapur dëshiron t’i tregojë të dashurës së tij se e vlerëson punën e saj si nënë dhe e shpërblen më këso lloj dhuratash, kohë pas kohe.

ShowBiz

01/10/2013 11:20

Aktori i famshëm Brad Pitt i ka bërë dhuratë të dashurës së tij një varëse prej më shumë se 250.000 mijë dollarë.

Aktori 49 vjeçar thuhet se kaloi shumën e 250.000 mijë dollarëve në diamante gjatë një vizite me aktoren 38 vjeçare në një dyqan të bizhuterisë në Hong Kong.

Çifti u emërua si më i paguari në fushën e aktrimit në Hollywood, duke fituar 50 milionë vetëm këtë vit, ndaj edhe kanë arsye që të bëjnë blerje të mëdha.

Ai  i bleu asaj një varëse Parmigani, e cila është një markë zvicerane e njohur për cilësitë e saj të larta.

Nuk është e lehtë të jesh një prind i 6 fëmijëve. Dhe Brad Pitt hapur dëshiron t’i tregojë të dashurës së tij se e vlerëson punën e saj si nënë dhe e shpërblen më këso lloj dhuratash, kohë pas kohe.