lajmi.net

Dialogu merr lëvdata Presidenciale

Presidenti i  Sllovenisë, Borut Pohor, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vlerësuar dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur mirënjohje udhëheqësve të të dyja vendeve. Këtë proces, e ka quajtur arritje impresive. “Kjo vizitë në një mënyrë ballafaqohet me një dialog të suksesshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Unë dua të…

Lajme

11/09/2013 15:33

Presidenti i  Sllovenisë, Borut Pohor, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vlerësuar dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur mirënjohje udhëheqësve të të dyja vendeve.

Këtë proces, e ka quajtur arritje impresive.

“Kjo vizitë në një mënyrë ballafaqohet me një dialog të suksesshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Unë dua të shpreh mendimin tim që kjo është një nga çështjet më pozitive, arritja më impresive e mençurisë, guximit dhe vullnetit politik, për zgjedhjen paqësore dhe çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor.”

“Nga kjo pikëpamje dua të shpreh mirënjohje  udhëheqësve të dy vendeve dhe njerëzve në të dy vendet e kufijve.”

“Mendoj se për Europën në këto kohë shumë të vështira lajmi se një problem aq madhor rregullohet me një mençuri guxim politik dhe mirëkuptim është një mendim pozitiv për të zgjedh  edhe probleme të tjera që janë në agjendën europiane dhe botërore”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë.

“E njoftova Presidentin Pahor për qëndrimet parimore të institucioneve të Republikës së Kosovës që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes mirëkuptimit dhe përmes dialogut dhe duke respektuar normat dhe praktikat europiane dhe ato ndërkombëtare.”

“Dialogu që po zhvillohet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, nuk ka alternativë tjetër vetëm në mënyrë të barabartë si shtete sovrane dhe duke pasur  respekt të ndërsjellë mund t’i normalizojmë marrëdhëniet mes dy shteteve tona.”

“Kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”

11/09/2013 11:58

LM