“Diabeti”- ​Sëmundja që prek çdo të 12-in kosovar

15 mijë pacientë që vuajnë nga sëmundja e diabet trajtohen çdo vit në Klinikë e Endokrinologjisë pranë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 87% i takojnë tipit të diabetit 2. Këto të dhëna u bënë të ditura nga endokrinologë të Klinikën e Endokrinilogjisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit. Në këtë…

Lajme

14/11/2025 14:45

15 mijë pacientë që vuajnë nga sëmundja e diabet trajtohen çdo vit në Klinikë e Endokrinologjisë pranë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 87% i takojnë tipit të diabetit 2.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga endokrinologë të Klinikën e Endokrinilogjisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit. Në këtë konferencë për medie u paraqiten edhe shërbimet e që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre.

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku theksoi se arsyeja e shtimit të pacientëve me diabet në botë krahas shkakut të plakjes po ndërlidhet edhe me obezitetin. Sipas saj, 7.9% e popullatës në Kosovë ka diabetin.

Emini-Sadiku tha se nga 32 shtretër që i kanë në dispozicion, ndërsa deri në 90% është shkalla e shfrytëzueshmërisë përgjatë vitit.

“Pse po rritet diabeti në botë jo vetëm për shkak të plakjes të popullatës, por edhe për shkak të shtimit të obezitetit që është një prej sëmundjeve kronike që rrezikon më së shumti pacientin që ta fitoj sëmundjen e sheqerit më shpejt se sa që duhet… Diku 11% të popullatës mbarë botërore ka diabet, kurse në Kosovë diku 7.9% në bazë të punimeve që janë bërë në IKSHP, ndërsa si prediabet kap diku 6.1%. Në mbarë botën çdo i 9-ti individ ka këtë sëmundje dhe në total është 589 milionë në mbarë botën. në Kosovë në bazë të statistikës 7.9% dhe popullatës 1 milionë e 600 mijë i bie diku 126 mijë e 400 pacientë të kenë sëmundjen e diabetit 90|% prej tyre kanë diabet të tipit 2, 113 mijë në bazë të statistikave…10% janë me diabet tiëp1…Në klinik diku 87% i kemi diabet tip2 11% me tip 1 dhe 1.6% me gestacional…06’\22 Diku 15 mijë pacientë i kemi brenda vitit ”, tha ai.

Endokrinologia Emini-Sadiku deklaroi se numër i personave që vdesin nga kjo sëmundje është i vogël, megjithatë ngriti shqetësim për numër të madh të sëmundjeve të zemrës që vijnë si pasojë e sëmundjes së diabetit.

65% që vuajnë nga diabeti kanë komplikime kronike.

“Kemi numrin shumë të vogël të vdekjeve pavarësisht komplikimeve shumë të mëdha të pacientëve me diabet ajo çka na duam të theksojmë është se diku 65% të pacientëve me diabet tanë kanë komplikime kronike…53% femra, 46% meshkuj mosha mesatare është 63 vjet dhe koha e zgjatur me diabet është 11.7 vjet por maksimumi kemi pacientët që kanë sëmundjen e sheqerit është 40 vjet” theksoi ajo.

Shefi i Repartit të Endokrinologjisë, Bardhyl Gashi tha se derisa sfidë mbetet furnizimi me barna të reja, me insulina janë të furnizuar mjaftueshëm.

“Sa i përket insulinave mirë jemi, me barna të gjeneratës të re ende nuk i kemi future në listë esenciale, por ato bazike i kemi në dispozicion, por është primare që insulina kemi gjithmonë dhe nuk kemi telashe”, theksoi ai.

Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë listë të pritjes, por në Klinikën e Endokrinologjisë nuk ka listë të pritjes.

“Pritje për pranim në spital nuk kemi kurrë, por ju e dini që viztat për dibetit nuk vëhen të shtrenjta por caktohen në 3 muaj varësisht nga pacienti. Por, për rastet urgjente asnjëherë nuk pritet”, deklaroi ai.

Disa nga rekomandimet e dhëna nga Klinika Endokrinologjike ishin qasje holistike për paciente, të themelohet programi i edukimit diabetik në nivel të MSh-së, barnat e reja për trajtim të kësaj sëmundje të futen në listën esenciale, Klinika të pajisjet me pompo insulinë nga MSh dhe po ashtu të gjithë pacientëve t’iu jepen falas shiritat për matje të glikemisë.

Çdo 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit. Sipas statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 400 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti, dhe shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Çdo vit, 1.5 milion vdekje janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë sëmundje.