Di Matteo: Kjo është arsyeja pse Hazard nuk do të largohet nga Chelsea

Ka disa ditë që raportohet se një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea te Real Madrid është arritur.

Sport

15/05/2019 23:16

Mediet si në Spanjë, ashtu edhe në Angli, raportojnë se ylli belg do t’i bashkohet Real Madridit për 100 milionë eiro.

Megjithatë, ish trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo, nuk beson se ky transferim do të realizohet këtë verë.

Chelsea ka një ndalim nga FIFA për realizimin e transferimeve për dy afate, dhe sipas Di Matteo nuk do të lejojë largimin e Hazard.

“Hazard është një lojtar që përbën një ndryshim të madh, ai mund të ndryshojë individualisht rrjedhën e lojës, dhe nuk mund të gjeni shumë si ai. Do të ishte një dëm i madh për Chelsea nëse humbet një lojtar të tillë”, ka deklaruar Di Matteo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mendoj se ai do të largohet lehtë. Klubi ka një ndalim për sjelljen e lojtarëve të rinj dhe nëse lejon largimin e tij pa sjellë zëvendësim adekuat do të ishte shumë keq për klubin”./Lajmi.net/