Di Marzio me shkrimin më të mirë për Kosovën

Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

21/11/2018 17:38

Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Kjo arritje e përfaqësueses sonë ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për këtë ndeshje.

Përshkrimi më i veçantë i suksesit të Kosovës është bërë nga gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio.

“Një popull i goditur nga historia, më në fund ka gjetur heronjtë e tij për të ëndërruar. Edhe ata kanë hyrë në histori, por nga ana e drejtë. Duke i treguar me zë pjesës tjetër të botës ‘JEMI EDHE NE KËTU’”, shkruan Di Marzio në një pjesë të shkrimit të tij.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Di Marzio bën shkrime speciale për Kosovën dhe talentët e saj të shumtë./Lajmi.net/