Di Maria vs Shaqiri
Portali italian Calciomercato.it ka bërë një krahasim mes yllit të Argjentinës, Angel di Maria dhe mesfushorit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Shikoni rezultatin.
Sport
Xherdan Shaqiri pritet të zhvillojë një duel personal me Lionel Messin se cili prej tyre do të jetë në gjendje të inspirojë skuadrën e tij drejt kualifikimit për në çerekfinale të Kampionatit botëror.
Zvicra ndeshet sot me Argjentinën, dhe Shaqiri e Messi pritet të luajnë rol kyç në shpresat e ekipeve përkatëse.
Por, portali Calciomercato.it ka bërë një krahasim mes Shaqirit dhe yllit tjetër të Argjentinës, Angel di Maria. Duke krahasuar ata në kategori të ndryshme, Di Maria doli fitues me rezultat të ngushtë 63:61.5.
Di Maria mposhti Shaqirin për shpejtësi, driblim, teknikë, fuqi fizike dhe asistim. Kurse, goditjet e tyre u vlerësuan të barabarta me notën 8, kurse Shaqiri u konsiderua se është në formë më të mirë se Di Maria.
Fjalën e fundit të vlerësimeve do ta ketë fusha.