Di Maria vlente 35 topa

Angel Di Maria iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madrid për 84 milionë euro. Por, në fëmijëri ai kishte realizuar një transferim në shkëmbim me 35 topa.

Sport

27/08/2014 18:05

Në vitin e largët 1992, Angel Di Maria ishte vetëm katër vjeç, por i ra në sy skautit Rosario Centrala.

Ai menjëherë deshi ta transferonte, por ekzistonte një problem, vogëlushi i ishte premtuar skuadrës lokale Toritu.

“Ishte një negociatë e vështirë, transferimi vlejti 35 topa”, deklaroi me buzëqeshje Di Maria për “The Independent”. “Tani e dini se prej nga vij dhe sa shumë më është nevojitur që të bëhem ky që jam sot”, shtoi ai.

Di Maria iu bashkua Manchester Unitedit të martën për 84 milionë euro nga Real Madrid, blerja më e shtrenjtë e një futbollisti në histori të futbollit anglez. Paramendojeni se sa shumë topa mund të blihen me këto para.